Financimi gjate fazes se rritjes së biznesit mund të jetë një sfidë e vertete. Një fluks parash i shëndetshëm është një pikë mjaft e rëndësishme për një biznes. Rrjedhja e parave eshte cilesuar si mjeti i manaxhimit te biznesit. Menaxhimi kërkon në mënyrë të vazhdueshme mënyra nga më të ndryshme të financimit të biznesit, në mënyrë që të ulet ndjeshëm hendeku që krijohet midis periudhës së likuidimit të llogarive të pagueshme dhe arkëtimit të llogarive të arkëtueshme. Shitjet me terma pagesetë vonuara në llogaritë e “Arketueshme ndaj Klienteve” kanë krijuar një mungesë të rrjedhjes së parasë ne disa industri. Kompanite me terma pagese të vonuara mund të përfitojnë më shumë duke shfrytëzuar shërbimet e financimit të llogarive të arkëtueshmeve nëpërmjet Factoringut. Nëpërmjet Factoringut administratorët dhe pronarët e biznesit kuptojnë se nuk ka nevojë që të marrin hua nga bankat në mënyrë që të ofrojnë “terma të vonuara pagese për klientët” e tyre por mjafton nje kompani factoringu dhe nevojat e tyre permbushen.

  • Financimi i Llogarive te Arketueshme 
  • Likuiditet - Administrim - Mbledhje
  • Faktoringu Vendas me Rekurs (Faktoring Fature) eshte nje produkt qe sherben dhe ndihmon bizneset per te rritur likuiditetin e kompanise. Faktoring Fature (invoce factoring) eshte shitja e te ardhurave te arketueshme te nje institucion financiar ( ProFactoring Albania). Faktoringu i Fatures eshte nje zgjidhje fleksible financiare qe ndihmon biznesin tuaj te jete me konkurues ne treg. Ky produkt eshte nder produktet me te perhapura te factoringut. Ne rast mos arketimi te fondeve rekursi apo pergjegjesia per arketim bie mbi klientin qe faktoringu ka financuar.
  • Menaxhimi i të ardhurave të arkëtueshme 
  • Ky shërbim i ofrohet bizneseve si nje sherbim shtesë kur Klienti kërkon ose eshte i interesuar vetëm per disa nga aktivitetet që nuk kane për qëllim financimin e  drejtpërdrejtë (sigurimi, mbledhja, llogaritja e llogarive të arkëtueshme, etj).Ky shërbim mund të ulë ndjeshëm kostot e punonjësve, pasi Faktori merr përsipër mbledhjen e borxhit (duke kontaktuar debitorët, njoftimin me shkrim, etj.) dhe punonjësit mund të përqëndrohen në funksionimin e shoqërisë. 
  • Faktoringu i Anasjellte
  • Faktoringu i anasjelltë është një shërbim që ndihmon blerësit e mëdhenj për të menaxhuar pagesat e tyre. Ky Produkt ndihmon blerësit për t’u siguruar që furnizuesit të paguhen në kohë ndërkohë që blerësi përfiton nga shtyrjet e përshtatshme në termat e vonura të pagesës. Faktoringu i Anasjellte ështe krijuar per te permiresuar te ardhurat rrjedhese pergjate zinxhirit te furnizimit si nje i tere. Ajo perfshin konsumatorin i cili nepermjet aprovimit te nje fature, i jep mundesine nje kompanie faktoringu te marre paraprakisht pagesen ndaj nje furnizuesi perkunder vleres se deklaruar te shitjes, minus nje tarife te vogel per sherbimin.

 

Normat e Interesit per Factoring:

  1. Komision Factoring-u kompetitive (nga 0.2% - 2%)
  2. Norma Interesi konkurruese ( nga 0.7% – 1.7%)
  3. Jo komisione të fshehura
  4. Shërbim i shpejtë

 

Leasing

 

Monedha

ALL/ EUR / USD

Financimi

Deri ne 80% te Çmimit te Blerjes

Interesi

Euribor/Bono Thesari +4.5- 7.5%  por jo me pak se Norma Minimale e Fitimit.

Kohëzgjatja

Nga 12 Muaj deri ne 60 muaj

Komisione

 

Komision Administrimi

1.5% e Vlerës se Financimit.

Komision për Mbyllje te Parakohshme

2% (dy përlind)  mbi shumën e parapaguar gjate 2 viteve te para dhe 1 % (një përqind) mbi shumen e parapaguar pas dy viteve te para.

 Kamatëvonesa

 

Kamatëvonesa për Vonesa ne Pagese

5% e shumes për tu paguar për vonesa <30 dite kalendarike dhe 0.1%  e shumes për tu paguar për vonesa >30 dite kalendarike (aplikohet duke filluar nga dita e 31-te)

Siguracion

 

Siguracion Kasko (për Automjete)

Vlera përcaktohet nga Kompania e Sigurimit

Siguracion TPL (për Automjete)

Vlera përcaktohet nga Kompania e Sigurimit

Shpenzime regjistrimi/fshirje regjistrimi pranë Regjistrit te Barreve Siguruese

Vlera përcaktohet ne varësi te regjistrimit/fshirjes se regjistrimit,  sipas tarifave zyrtare te Regjistrit te Barreve Sigurues

 

Avantazhet e Leasing

Leasing është një mënyrë ideale për të siguruar fitime nga një asset pa qënë e nevojshme të kesh pronësinë e tij.

Avantazhet e Faktoring

Faktoringu  eshte nje formë shumë e rëndësishme e permbushjes së nevojave të bizneseve.

Avantazhet e Forfaiting

Forfaiting është  nje nga format më të përshtatshme për financimin e tregëtisë financiare.