Fjala `forfait" rrjedh nga fjala frënge ‘a forfait’  që do të thotë 'dorëzim i të drejtave ".Forfaiting është një mekanizëm i financimit të eksporteve. Një instrument relativisht i ri financiar bazuar në teknikën e financimit të kredive të eksportit me ose pa-rekurs, përfaqësuar nga instrumenta të negociueshme të tilla si Letter Kredite e Eksportit apo BGtee (Garancite Bankare) ose kambialet me maturitet të mesme apo afatshkurter. Forfaiting një metodë pak e njohur i financimit të tregtisë ndërkombëtare, por që është forma më e përshtatshme për firmat e vogla dhe të mesme që nuk eksportojnë për shkak të mosnjohjes së tyre me rreziqet që lidhen me tregtinë ndërkombëtare. Në një transaksion forfaiting, eksportuesi dorëzon të drejtat e tij për të kërkuar pagesë për mallrat që i dorëzon importuesit, duke marrë në këmbim një pagesë të menjëhershme nga një forfaiter, pra konverton një transaksion të bazuar Credit, në një transaksion në para fizike.

  • Letër Kredia me pagesë të shtyrë

Blerja dhe zbritja e arkëtueshmeve nën një Letër Kredi realizohet  në momentin, kur dërgesa është zhvilluar dhe dokumentet e kërkuara sipas letrës së kredisë janë paraqitur dhe pranuar nga vendbanimi pagesës - zakonisht banka hapjes (banka e importuesit ).

  • Leter Premtime / Kambialet

Pjesa më e madhe e detyrimeve te forfaiting ka marrë formën e letrave të premtimit të lëshuara nga huamarrësit në favor të përfituesit, ose kambialeve të hartuara mbi huamarrësit nga përfituesi dhe të pranuara nga huamarrësit.Arsyet për dominimin e këtyre formave të instrumentit të borxhit të qëndrojnë janë dy: 1-sepse është një çështje  familjariteti sepse këto dy lloje të detyrimeve kanë qenë në përdorim në të gjithë botën që nga mesjeta.2-është rënë dakord ndërkombëtarisht dhe është krijuar një kornizë ligjore për faturat komerciale bazuar në Konventën Ndërkombëtare të vendosur nga Konferenca e Gjenevës në vitin 1930. Këto instrumente duhet të jenë gjithmonë instrumente të pagesave dhe jo instrumente të sigurisë.

  • Kredi/Marrveshje te Kredise

Ky instrument është  më ipërdorur në ato vende, ku përdorimi i leter premtimeve ose kambialeve nuk është ligjërisht i mundshëm ose është administrativisht shumë i vështirë. Duke pasur  parasysh  evidentimin e dokumentacionit për dërgesën e mallrave është e nevojshme (p.sh. kontratat e shitjes, faturat dhe dokumentet e transportit).

  • Garancitë bankare

Në mënyrë që të zbritje një garanci bankare, ajo duhet të jetë një instrument i pakthyeshëm, i pakushtëzuar dhe lirisht i transferueshëm. Një garanci bankare mund të lëshohet në lidhje me një llogari të  arkëtueshme, letër premtimi/kambiali.

 

Avantazhet e Leasing

Leasing është një mënyrë ideale për të siguruar fitime nga një asset pa qënë e nevojshme të kesh pronësinë e tij.

Avantazhet e Faktoring

Faktoringu  eshte nje formë shumë e rëndësishme e permbushjes së nevojave të bizneseve.

Avantazhet e Forfaiting

Forfaiting është  nje nga format më të përshtatshme për financimin e tregëtisë financiare.