Leasing apo Qëraja financiare është një nga mënyrat më efektive  për financimin e blerjes së një faktori produktiv  shumëvjecar( automjete,makineri dhe paisje për individë apo biznese) të nevojshme për të zhvilluar dhe fuqizuar aktivitetet sipërmarrëse. Qeraja Financiare (Leasing) perfaqeson nje marredhenie kontraktuale, ne te cilen  Qeradhenesi  delegon te drejten e perdorimit dhe zoterimit te makines ose pajisjes tek Qeramarresi me kerkese te ketij te fundit, per nje periudhe te caktuar kohe dhe kundrejt nje pagese periodike ne drejtim te Qeradhenesit e cila quhet "kesti i qerase finaciare”.                              
E drejta e pronesise transferohet tek Qeramarresi pas pageses se kestit te fundit te qerase financiare.Qeradhenia financiare (Leasing) eshte e rregulluar juridikisht ne baze te ligjit mbi Qirane Financiare ne Republiken e Shqiperise.
Leasing nënkupton përfitimin nga aseti duke e përdorur atë dhe jo domosdoshmërisht duke e zotëruar pronësinë e asetit.

Leasing Financiar

Leasing financiar është forma më e zakonshme dhe më e përdorur e leasing.Financimi sipas këtij lloji, kryhet për ata individë apo shoqëri që do ti kenë në përdorimin e tyre mjetet e financuara. Në lizingun financiar, periudha e qiramarrjes është fikse dhe përcaktohet përafërsisht sa jeta ekonomike e parashikuar e pjaisjes. Këstet e qirasë janë të përcaktuara në mënyrë të tillë, që totali i pagesave gjatë periudhës së qiramarrjes të mbulojë koston e aktivit bashkë me interesat dhe fitimin e qiradhënësit. Në fund të periudhës së qiramarrjes, zakonisht qiramarrësi ka të drejtën të blejë pajisjen. Vlera e mbetur e aktivit në fund të periudhës është shumë e vogël ose e parëndësishme për qiradhënësin.

Leasing Operacional

Leasing operacional- është një qëra e thjeshtë ku  Qiramarrësi lidh një kontratë për përdorim afatshkurtër të pajisjes.Qiradhënësi blen një pajisje dhe përfiton nga dhënia me qira e aktivit në përdorues të ndryshëm. Qiradhënësi mbart riskun që përbën vlera e mbetur e pajisjes si dhe riskun e vjetërimit të saj.

Back Leasing
Back Leasing është pak a shumë si lizingu financiar, përveç faktit që qiramarrësi është pronari fillestar i aktivit. Back Leasing u ofrohet shoqërive të cilat mjetet që atyre u nevojiten, I kanë blerë me fondet e tyre Brenda apo jashtë vendit dhe dëshirojnë të rifinancohen për 70% të vlerës  së mjetit(bazuar në deklaratën doganore ose faturë). Qiramarrësi i shet pajisjen qiradhënësit dhe lidh një kontratë për të rimarrë me lease-back aktivin në këmbim të pagesave të kesteve. Qiramarrësi mund të përdorë fondet e përfituara nga shitja e pajisjes si kapital qarkullues.
Real Estate Leasing
 Është një tjetër formë e leasing e cila  bën financimin e pasurive të patundëshme, ku prona të tilla janë: Njësitë tregëtare, qëndra tregtare, sheshe ndërtimi, toka për zhvillime tregëtare, të cilat janë dhe fokusi kryesor i Tirana Factoring & Lease, duke qënë se ky është një produkt i ri për tregun shqipëtar.
Tirana Factoring & Lease ne fushen e leasing eshte e fokusuar ne financimin e:
Auto leasing- Autovetura Individuale; Autovetura për aktivitet tregtar; Mjete të lehta tregtare
Transport leasing- për të gjitha mjetet e transportit: Autobuzë të Linjave Urbane; Autobuzë të Linjave Interurbane; Kamionë për Transport Kombëtar dhe Nderkombëtar; Rimorkjo; Kamionë Frigoriferikë; Autobotë; Autobuzë dhe Minibuzë për sektorin e turizmit
Equipment leasing- Linja të prodhimit industrial; Makineri Printimi; Makineri Ndërtimi; Pajisje e Makineri në fushën e Shërbimeve; Pajisje Mjekësore dhe Dentare; Pajisje IT 
Real Estate leasing- Prona për Qëllime Tregtare si: Njësi Tregëtare, Hotele, Qendra Tregtare, Toka për zhvillime tregtare, Zhvillim Projektesh për Pasuri të Patundshme, Etj

Avantazhet e Leasing

Leasing është një mënyrë ideale për të siguruar fitime nga një asset pa qënë e nevojshme të kesh pronësinë e tij.

Avantazhet e Faktoring

Faktoringu  eshte nje formë shumë e rëndësishme e permbushjes së nevojave të bizneseve.

Avantazhet e Forfaiting

Forfaiting është  nje nga format më të përshtatshme për financimin e tregëtisë financiare.