Politika e Privatësisë

Në këtë dokument jepet një informacion i detajuar në lidhje me administrimin dhe përpunimin e informacionit dhe të dhënave personale të përdoruesve që vizitojnë faqen e internetit të Tirana Factoring and Lease Sh.a.

Me hyrjen në këtë faqe interneti apo me plotësimin e çdo aplikimi online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit nga ana e Tirana Factoring and Lease Sh.a. Faqja http://.tfl.al është faqja zyrtare në internet e Tirana Factoring and Lease Sh.a. Tirana Factoring and Lease Sh.a mbledh të dhëna me karakter personal të përdoruesve (subjektet e të dhënave personale) të cilat regjistrohen në sistemet e saj apo të ofruesve të tjerë të shërbimeve të autorizuar prej saj. Në këtë faqe, përdoruesi mund të hasë në forma të ndryshme aplikimi, si aplikime për punë, akses në shërbimet online, aplikim për ankesa të ndryshme etj. Të gjithë formularet apo e-mail-et e dërguara me dëshirë në adresën e institucionit, e specifikuar në këtë faqe interneti përfshin marrjen në vijim të adresës së dërguesit që nevojitet për t’ju përgjigjur kërkesave të tij duke përfshirë edhe çdo të dhënë tjetër personale të domosdoshme mbi procesin apo shërbimin e kërkuar. Gjithashtu mund të regjistrohet edhe IP e kompjuterit të përdoruesit.

Tirana Factoring and Lease Sh.a thekson se ofrimi i të dhënave personale të përdoruesve nëpërmjet plotësimit të formularëve të ndryshëm nuk është i detyrueshëm dhe është në dëshirën e çdo subjekti për të dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar për të krijuar dhe vijuar me tej marrëdhenien e biznesit me përdoruesit. Në rast se përdoruesi nuk pranon të vërë në dispozicion të institucionit këto të dhëna, institucioni mund të refuzojë lidhjen e një kontrate, ose nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë ekzekutimin e një kontrate ekzistuese, ose mund të jete e detyruar të ndërprese këtë kontratë në vijim. Përdoruesit duhet të vënë në dispozicion të institucionit ato të dhëna që kërkohen të mblidhen bazuar në ligjet në fuqi apo rregullore të ndryshme.

Përpunimi i të dhënave personale mund të kryhet edhe ne rastet e përmbushjes së detyrimeve të ndryshme ligjore për bankat, për Parandalimin e Pastrimit të Parave, për Taksat, për ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore etj. Kur është e nevojshme, të dhënat e perdoruesve përpunohen edhe për të mbrojtur interesat e ligjshme të institucionit ose të palëve të treta.

Tirana Factoring and Lease Sh.a siguron përdoruesit (subjektet e të dhënave personale) se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies financiare duke marrë të gjitha masat fizike, teknike, operacionale me standard të lartë sigurie për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e paautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, ‘’Për mbrojtjen e të dhënave personale’’ përgjatë gjithë marrëdhënies financiare dhe në vijimësi.

Në rast se Tirana Factoring and Lease Sh.a duhet t’ua transmetojë të dhënat e mbledhura palëve të treta (partnerë të saj në biznes), institucioni siguron subjektet se këto të dhëna përdoren vetëm për qellimin e realizimit të shërbimit financiar për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale. Në këto raste Tirana Factoring and Lease Sh.a siguron përdoruesit se kontratat e lidhura me të tretët për këtë qëllim janë të qarta dhe në to parashikohen kushtet e sigurisë dhe ruajtjes së konfidencialitetit. Bazuar në ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 përdoruesi – subjekt i të dhënave personale, në çdo moment pasi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar, i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë Tirana Factoring and Lease Sh.a, të aksesojë këto të dhëna, të verifikoje saktësinë e tyre si dhe të kërkoje korrigjimin apo edhe përditësimin e tyre duke u bazuar plotësisht në nenin 13 te ligjit nr. 9887.

Theksojmë se bazuar në nenin 16 të Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, përdoruesi (subjekti i të dhënave personale) gëzon të drejtën e ankimit në rast se pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm në lidhje me të dhënat personale. Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, institucioni nuk do të kryejë ndryshime në të dhënat e tij personale deri në dhënien e vendimit. Kërkesat duhet të drejtohen në adresën [email protected] ose dërgohen në adresë të institucionit: Tirana Factoring and Lease Sh.a, Rr. Maliq Muco, Pallati Kirscberger, Ap.29, Tiranë, Shqipëri.

Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht.

Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të Tirana Factoring and Lease sha.

Ankesat nga përdoruesit (subjekte të të dhënave personale) mund të adresohen me e-mail edhe               pranë Komisionerit për Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në adresën e mëposhtme: [email protected]

Të dhënat personale ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për marrëdhënien e biznesit me institucionit në përputhje me detyrimin për ruajtje bazuar në Kodin Civil, Ligjin për Arkivat, Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave, etj.