- Rreth Nesh
Shoqëria ka si objekt të veprimtarisë së saj vetëm faktoringun vendas dhe/ose ndërkombëtar me ose pa garanci, mbajtja dhe/ose mbledhja e llogarive klient si dhe çdo veprimtari tjetër që lidhet me transaksionet e faktoring. Ushtrim i qirasë financiare të njohur si Leasing Financiar dhe Leasing Operacional.
Objekti i shoqërisë do të përfshijë shërbime këshilluese, ndërmjetëse dhe shërbime të tjera ndihmëse për aktivitetin kryesor.
Import Eksport i pasurive të luajtshme ( Makineri, Pajisje. Automjete), këmbime Valutore.
Shoqëria mund të themelojë, zotërojë pjesëmarrje a kontrollojë shoqëri të tjera tregtare, apo të bashkëpunojë, të lidhë marrëveshje jonit-venture a marrëveshje të ngjashme me shoqëri të tjera që kanë objekt të njëjtë apo të ngjashëm me objektin e shoqërisë.
Shoqëria mund të kryejë transaksione financiare, transaksione me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme si dhe të garantojë detyrimet e veta apo të palëve të treta duke vendosur mbi pasuritë e saj garanci të ndryshme sipas parashikimeve ligjore.
Shoqëria në ushtrimin e aktivitetit të saj do të marrë të gjitha autorizimet licencat e lejet e nevojshme pranë Institucioneve publike Shqiptare dhe do të mbështetet në rregullat dhe normat në fuqi në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së saj të rregullt ekonomike.
- Tirana Factoring & Lease